Shembet një objekt në Kaçanik, lëndohen dy persona

Sot rreth orës 13:25 është shembur një objekt në Kaçanik, si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli shtoi se me të marrë ndihmën e parë mjekësorë në Kaçanik,dy të lënduarit janë dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj, ku edhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
“Rasti është cilësuar si ‘asgjësimi, dëmthimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, shtoi Veseli.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button