Shemsi Krasniqi i grupit “Ilirët” anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë

Këngëtari i muzikës popullore, Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi nga grupi “Ilirët”, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë.
Këtë e bëri të ditur përmes një videomesazhi në Facebook, e që i njëjti tregoi arsyet se pse kishte vendosur të marrë pjesë dhe pse po tërhiqet.
Që nga deklarata e fundit e artistit në lidhje me Festivalin dhe të ftuarin special në këtë mbrëmje, Goran Bregovic, filluan kritikat dhe komentet kundër artistit.
Si duket, kjo ndikoi te i njëjti dhe ai u tërhoq nga Festivali./21Media

Back to top button