Messi: PSG është klubi ideal për të fituar Ligën e Kampionëve

 

Ylli argjentinas Lionel Messi firmosi kontratë 2-vjeçare në kryeqytetin francez, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon, nga e cila do të përfitojë mbi 100 milionë euro.

Në një intervistë për CNN, 34-vjeçari theksoi se ambiciet e tij përkojnë me ato të klubit.
Trofeu i Champions është objektivi primar, me parisienët që e synojnë për herë të parë në histori, ndërsa Messi e ka fituar katër herë.
“Jam i vetëdijshëm për ato çfarë kam arritur dhe për objektivin që ka klubi. Paris Saint Germain lufton prej kohësh që të fitojë Championsin dhe në vitet e fundit ka qenë pranë kupës. Në nivelin personal do të dëshiroja shumë ta fitoja përsëri këtë trofe. Besoj se erdha në skuadrën ideale për ta realizuar. Kemi të njëjtat synime”, u shpreh Messi.
Përveç Messit, PSG i ka transferuar këtë verë Sergio Ramosin, Donnarumman, Achraf Hakimin dhe Wijnaldumin.

Back to top button