Shën Valentini bën bashkë çiftet simpatike të showbizit
Sot shënohet Dita e të Dashuruarve apo siç njihet nga të gjithë, Shën Valentini.
Në këtë ditë të veçantë shkëmbehen dhurata të veçanta për njerëz të veçantë.
Kështu në një darkë bashkë kanë dalur edhe çiftet më simpatike të showbizit.
Gili e Ilir Berani, Sinan Vllasaliu dhe bashkëshortja e tij, Sabri Fejzullahu dhe Nera, Malesori dhe bashkëshortja e tij, kanë shijuar një darkë bashkë në ditën më të bukur të dashurisë.

Shumë fytyra publike me këtë rast përmes rrjeteve sociale kanë shprehur urimet e tyre për partnerët, si dhe i kanë paraqitur për ndjekësit e tyre dhuratat që ata kanë marrë./21Media