Kështu e uruan Shën Valentinin disa nga figurat publike

Sot me 14 shkurt festohet Shën Valentini, ku të dashuruarit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.
Kështu shumë fytyra publike dhe artistë me këtë rast përmes rrjeteve sociale kanë shprehur urimet e tyre për partnerët, si dhe i kanë paraqitur për ndjekësit e tyre dhuratat që ata kanë marrë.
Madje disa artistë për këtë Shën Valentin kanë sjellur dhuratë projekte muzikore për fansat e tyre.
Mozzik pas mesnatës ka publikuar albumin e tij të titulluar ”Lamboziki”.
Albumi i cili është publikuar në ditën e të dashuruarve dhe përmban gjithsej 14 këngë.
Mozzik gjithashtu Shën Valentinin e ka uruar edhe përmes një fotografie në ”Instagram”, teksa shihet me vajzën e tij.


Edhe Dafina Zeqiri ka sjellur projektin muzikor në ditën e të dashuruarve të titulluar ”Mos e lendo”. Dafina në videoklip paraqitet me veshje ngjyrë të kuqe, duke iu përshtatur edhe më shumë kësaj feste.

Një urim special për burrin e saj e ka bërë Elita Rudi e cila në instastory ka shpërndarë fotografi të ndryshme nga udhëtimet me burrin e saj Gjikon.

Edhe Xhensila Myrtezaj ka bërë një dedikim për Bes Kallakun teksa ka shkruar ”Përjetësisht në sytë e njëri-tjetrit”.

Edhe pse dashurinë e tyre e jetojnë në distancë deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi nuk ka harruar të bëjë një dedikim për të dashurin, Keithin.
”Ti je mijëra milje larg por askush tjetër nuk është më afër zemrës sime se ti. Ti je Valentini im”, ka shkruar Matoshi.

Këngëtari, Alban Skenderaj ka publikuar një foto së bashku me Mariam Canin nga lulja e tyre e rinisë.
”Gezuar dashuri, gjithmone bashke”, ka shkruar Albani.

Ndërsa aktori, Fatmir Spahiu ka satirizuar paksa me festën e Shën Valentinit duke thënë ”Jepni dashni shume, cdo dite, ama sot çmontim total”.

Për festën e Shën Valentinit, Learta Jakupi ka marrë një dhuratë super luksoze. Kushtrimi i ka blerë asaj një unazë floriri.

Shën Valentini e ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.
Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.
Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.
Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin ”nga Valentini yt”./21Media

Back to top button