Shën Valentini i Blerona Zeqirit

Blerona Zeqiri është një ndër moderatoret më të përfoluara të showbizit shqiptar.
Ajo vitin e kaluar ka pranuar se është në një lidhje dashurie, por ende po e mbanë të fshehur se kush është personi që i mori zemrën.
Dje ishte dita e të dashuruarve dhe këtë vit Bleronën kjo festë e ka gjetur të përmbushur me dashuri.
Për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Blerona ka treguar se mbrëmë këtë festë e ka kaluar në një darkë romantike, teka ka pranuar edhe një buqetë të madhe me lule.
“S’ka ndjenjë më të madhe se me u dashtë. Çdo dite, jo veç sot”, ka shkruar Blerona në Instagram.

Blerona Zeqiri është  moderatore e emisionit “1 Kafe prej Shpisë” që transmetohet në RTV21./21Media 

Back to top button