Kaloni te përmbajtja kryesore

Shenja largimi? De Bruyne i frikëson tifozët e Manchester Cityt

Kevin De Bruyne i ka “frikësuar” tifozët e Manchester Cityt, duke sugjeruar se ai mund t’i bashkohet Arabisë Saudite në të ardhmen.

De Bruyne tha se ai do të mendojë për të ardhmen e tij, ndërsa la të nënkuptojë se shuma e madhe e parave do të jetë faktor nëse ai kalon në Arabinë Saudite.

“Arabia Saudite? Në moshën time ju duhet të mendoni për shumë gjëra. Ju po flisni për një shumë tejet të madhe parash në fazën e fundit të karrierës sime, ju duhet ta mendoni këtë gjë. Për gruan time, një aventurë ekzotike është mirë. Më duhet të mendoj për të ardhmen time”, tha De Bruyne për “HLN_BE”.

“Nëse luaj në Arabinë Saudite, do të përfitoj shumë para. Para kësaj më duhej të luaja për 15 vite dhe ndoshta nuk do ta arrijë atë shumë ende. Ju duhet të mendoni se çfarë nënkupton ajo gjë pastaj”, tha më tej De Bruyne.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button