Shënohen 15 viktima si pasojë e shpërthimit të vullkanit në Indonezi

Ka shkuar në 15 numri i viktimave që vdiqën si pasojë e një shpërthimi të një vullkani në provincën Java të Indonezisë, kanë bërë të ditur mediat lokale.
Bordi Kombëtar i Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB) tha në një deklaratë të dielën se shpërthimi kishte lënë të lënduar 56 të tjerë, 35 prej tyre në gjendje të rëndë.
Pesë nga viktimat ende nuk janë identifikuar dhe nëntë persona janë ende të zhdukur, tha BNPB.
Rreth 1,300 njerëz janë zhvendosur dhe kanë arritur në qendrat e evakuimit.
Qindra shtëpi janë shkatërruar totalisht dhe 33 shkolla janë dëmtuar nga shpërthimi, sipas BNPB.
Zyrtarët thonë se situata në malin Semeru mbetet e rrezikshme për shkak të rrezikut të rrjedhave piroklastike — një përzierje e hirit, gurëve dhe gazrave vullkanikë që mund të jenë shumë më të rrezikshëm se lava./21Media

Back to top button