Shënohet 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Beograd

Nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, përkatësisht nga shefi i Zyrës, ambasadori Jetish Jashari, u organizua kremtimi i 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.

“Nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, respektivisht shefi i Zyrës, SH.T. Ambasadori Jetish Jashari, pata nderin të marr pjesë në kremtimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Nga të gjitha, shenimi i përvjetorit të 16 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë. Simbolikë shumë domethënëse”, ka shkruar Sinani në “Facebook”.

Ajo ka thënë se pikërisht njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë.

“Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Sinani./21Media

Back to top button