Shënohet viktima e parë nga varianti Omicron

Është shënuar viktima e parë në Mbretërinë e Bashkuar pasi u infektua me variantin Omicron, bënë të ditur autoritetet.
Gjithashtu, kanë paralajmëruar se varianti tani përbën 40% të infeksioneve në kryeqytetin britanik.
Që kur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar, Johnson vendosi kufizime më të ashpra dhe të dielën ai u bëri thirrje njerëzve që të marrin vaksina përforcuese për të parandaluar mbingarkesën e shërbimit shëndetësor.
Duke vizituar një qendër vaksinimi në Londër, Johnson përgëzoi ata që merrnin injeksione dhe shpërndau ngjitëse përpara se t’u thoshte gazetarëve se një pacient kishte vdekur nga Omicron, gjë që ai tha se mund t’i kapërcejë ata që ishin vaksinuar me dy vaksina./21Media

Back to top button