Duda Balje kërkon të ndryshohet ligji për vendosjen e shamisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot ka kërkuar që të ndryshohet ligji për vendosjen e shamisë.
“Detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë “I privon gratë myslimane nga e drejta për të vendosur vetë”. Pra, është e ndaluar të urdhërohet mbulimi i kokës, por gjithashtu nuk mundet të urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën”, ka shkruar Balje në Instagram.
Tutje, ajo ka shtuar se nuk ekziston ligj në Kosovë që kufizon lirinë e vajzave dhe grave myslimane për të shprehur besimin e tyre përmes veshjes apo mbajtjes së shamisë.
“ÇFARË ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME TË DIHET ËSHTË SE, nuk ekziston ligj në Kosovë që kufizon lirinë e vajzave dhe grave myslimane për të shprehur besimin e tyre përmes veshjes modeste, mbajtjes së shamisë. Shteti, pra, mund të zbatojë kufizimin e të drejtave dhe lirive vetëm me LIGJ, me kusht që ekziston një “qëllim legjitim për kufizimin në fjalë” dhe që “masat kufizuese të jenë proporcionale”, është shkruar tutje në postim.
Sipas deputetes, MASHT-i po tejkalon kompetencat e veta dhe po merr përsipër një pjesë të funksioneve të Kuvendit, duke i dhënë vetës të drejtë të kufizojë të drejtën e njeriut.
“MASHT-i, duke i tejkaluar kompetencat e veta, ka marrë përsipër një pjesë të funksioneve të pushtetit legjislativ (Kuvendit), duke i dhënë vetes të drejtën që me akt nënligjor, përkatësisht me udhëzim administrativ, të kufizojë të drejtat dhe liritë kushtetuese”, ka shtuar tutje Balje./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DudaBalje (@duda.balje)

Back to top button