Shërbimet komunale me staf të reduktuar në Deçan

Disa prej drejtorive nuk do të punojnë

Për shkak të situatës së krijuar me virusin COVID-19, Komuna e Deçanit sot ka marrë vendim që disa shërbime t’i kryejë me staf të reduktuar.

Sipas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosajt dhe njoftimit të shpërndarë nga kjo komunë, disa prej drejtorive nuk do të punojnë.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

Zyra e kryetarit- me staf të reduktuar

Administrata komunale – me staf të reduktuar

Shërbimet publike – me staf të reduktuar

Drejtoria e shëndetësisë – me staf të kompletuar

Drejtoria për Inspeksion- me staf të kompletuar

Drejtoria e financave – me staf të reduktuar, ndërsa ankesat për tatimin në pronë nuk pranohen deri në një vendim të ri.

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë- nuk punojnë

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë – nuk punojnë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – nuk punojnë

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim – nuk punojnë

Drejtoria e Arsimit – nuk punojnë

Në Kosovë, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 13-të. Deri tani tri qytete të vendit janë në karantinë, Klina, Vitia dhe Malisheva, ndërsa mbrëmë edhe një qytetar nga Podujeva është prekur nga koronavirusi. Qeveria e Kosovës mbrëmë ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Back to top button