Hajdari: Gjendja nën kontroll, rezervat shtetërore janë të ruajtura

Nuk duhet pasur panik, vetëm kujdes!

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari sot në një konferencë për media tha se janë angazhuar departamenti i konsumatorëve, rezervë dhe inspektorati i tregut, që për tregun e brendshme do të ndikojë për mosrritjen e çmimeve dhe se situata është nën kontroll.

Ajo tha se ka pasur 30 shkelje të natyrës së rritjes së çmimeve, ku janë marrë masat përkatëse. Sipas saj, shkelje ka pasur edhe për të drejtat e punëtorëve, ku janë marrë masat adekuate.

Ministrja Hajdari tha se Departamenti i Rezervave shtetërore ka përgatitur planin e veprimit, situata është nën kontroll.

Nuk duhet pasur panik, vetëm kujdes. Rezervat shtetërore, janë të ruajtura. Ndërmarrjet publike duhet të jenë në shërbime të qytetarëve, për energji, ujë dhe të tjera. Mallra ushqimore ka të mjaftueshm e, në tërë vendin, edhe në tri qytetet të cilat janë në karantinë”, tha Hajdari.

Në Kosovë, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 13-të. Deri tani tri qytete të vendit janë në karantinë, Klina, Vitia dhe Malisheva, ndërsa mbrëmë edhe një qytetar nga Podujeva është prekur nga koronavirusi. Qeveria e Kosovës mbrëmë ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button