Sherifi: Kemi fituar bindshëm

Nisma ka mbajtur konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve

Bilall Sherifi nga Nisma ka deklaruar se pjesa e parë e procesit të votimeve ka qenë e jashtëzakonshme, Nisma është ndarë shumë e kënaqur me pjesën e parë dhe kështu presin që të vazhdojë edhe pjesa e dytë e numërimit të votave.

I pyetur sa është real Exit Poll-i i cili i ka dhënë 40% koalicionit PAN, Sherifi ka thënë se Exit Poll është shumë i saktë në vlerësimin e trendëve, por jo edhe aq të saktë në vlerësimin e shifrave, dhe sipas tij rezultati përfundimtar do të jetë ndryshe, fitorja e PAN-it do të jetë edhe më e thellë, shkruan rtv21.tv.

Në pyetjen se a do të jetë e vështirë për të krijuar qeverinë koalicioni PAN, Sherifi deklaroi se nuk do të jetë aspak e vështirë, dhe se presin gatishmëri për bisedime nga AKR dhe Alternativa.

Në fund Bilall Sherifi nga Nisma falënderoi gjithë simpatizantët e koalicionit PAN për mbështetjen dhe besimin e dhënë, dhe bëri të ditur se në një të ardhme shumë të afërt do të kompletohen organet udhëheqëse të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button