Shërohet Lladrovci: Nuk ishte aq e lehtë

 

 

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka mposhtur Covid-19.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Lladrovci tha se përballja me virusin nuk ishte “aq lehtë sa e mendoja, por megjithatë ia arrita”.

Ai ka falënderuar mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive, dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin dhe përkushtimin për luftimin e virusit.

Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemal Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim. Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të rinj. Respektoni rekomandimet e IKShPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!“, ka shkruar Lladrovci.

Back to top button