Shërohet Nexhmi Rudari, nesër rikthehet në punë

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, e fitoi betejën ndaj COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook, teksa bëri të ditur se nesër do të rikthehet në punë.

“Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19. Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë. Ju falenderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore. Ruajeni vetën dhe familjet tuaja!”, shkroi ai në Facebook./21Media

Back to top button