7-vjeçarja nga Skenderaji që vdiq mbrëmë, ishte vajza e një veterani të luftës

 

Mbrëmë një 7-vjeçare u godit për vdekje në fshatin Kllodernicë të Skenderajt. Ajo ishte vajza e një veterani të luftës. Këtë e ka bërë të ditur ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili tha se vdekja aksidentale e 7-vjeçares e preku thellë atë. Ai i shprehu ngushëllime familjes Mula.

“Më ka prekur thellë vdekja aksidentale e vogëlushës 7 vjeçare Sela Kadri Mula, nga fshati Kllodernicë e Skenderajt. Vajzë e veteranit të luftës dhe e familjes së respektuar Mula. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë rast tragjik. Qytetarëve ju kërkoj të jenë të kujdesshëm në komunikacion sepse humbja e jetëve është e pakompenzueshme. Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

7-vjeçarja ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura./21Media

Back to top button