Sherr me thika mes adoleshentëve, vdiq 15-vjeçari

Një adoleshentë 15-vjeçar ka vdekur si pasojë e therjes me thikë pas një konflikti në Gramsh të Shqipërisë.

Siç ka konfirmuar policia ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve. Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre., njofton policia./21Media

Back to top button