Sherr mes familjarëve, disa të plagosur

Një konflikt ka ndodhur mes disa familjarëve në Kamzë mbrëmë dhe si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.
Të plagosuri ndodhen në spital jashtë rezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.
“Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat”, ka thënë Policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./21Media

Back to top button