​Sherri në rrjete sociale përfundon me thikë në dorë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull – i mitur – nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme në rrjetet sociale, është përfshirë në një rrahje fizike me tre të dyshuar të tjerë.

Policia thotë se rasti ka ndodhur dje në Podujevë, ku gjatë përleshjes, i dyshuari i mitur ka tentuar të godasë me një mjet të mprehtë – thikë, por pa sukses. Gjatë ndërhyrjes së njësive policore, tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në stacion policor dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është në fazën e hetimeve.

Back to top button