Sheshi dhe rrugët e Prishtinës mbulohen me flamuj të Ukrainës

Sheshet dhe rrugët e Prishtinës u mbuluan me flamuj ukrainas, grafitë dhe vendkalimet e këmbësorëve u ngjyrosën me ngjyrat e flamurit ukrainas në një vjetorin e pushtimit nga Rusia. Të paktën 12 gazetarë ukrainas u vendosën në Kosovë përmes inicimit të programit të Kosovës për ndihmën e Ukrainës, na kohën ku nisi agresioni rus. Mekh thotë se lufta do të përfundojë me fitoren e Ukrainës.
“Unë mendoj se Ukraina do të ngrihet nga gjunjët e saj. Në një kohë, unë punoja si redaktor i një gazete që ndodhej jo shumë larg Çernobilit. Dhe kur i mbijetuam aksidentit të Çernobilit, mendova se ishte ngjarja më e tmerrshme në jetën time. Por që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kuptova se ngjarja më e tmerrshme për vendin tim ishte kur Rusia sulmoi Ukrainën. Por shteti im po mban, populli po mban dhe ne si gazetarë drejtojmë frontin e informacionit. Dhe kështu të gjithë së bashku e ngremë vendin tonë, kemi një president të fortë, një popull të fortë. Dhe ne do të kemi më shumë miq në botë pas luftës dhe në mesin e tyre edhe Kosovën.”, tha Ludmila Mekh gazetare nga Ukraina,
Një tjetër gazetar ukrainas i strehuar në Kosovë, Serhii Shevchenko thotë se shpreh shqetësimin se në muajt e ardhshëm, Rusia mund të nis edhe një invazion tjetër ushtarak ndaj Ukrainës.
“E dini, në fillim të këtij pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës, ushtria ukrainase ishte më pak e fortë se tani. Tani ndihma e aleatëve perëndimorë i mundëson Ukrainës t’i japë një kundërshtim të denjë Rusisë dhe shpresoj që këtë vit Ukraina do të jetë në gjendje të bëhet fituese në këtë luftë. Kjo pranverë do të jetë shumë e vështirë për Ukrainën, për faktin se Rusia po përpiqet të sulmojë Ukrainën me të gjitha forcat dhe ne mendojmë se muajt e ardhshëm ose dy do të jenë muajt më të vështirë për Ukrainën në front, por fitorja do të vazhdojë. të jetë e jona. Dua të theksoj gjithashtu se Rusia nuk po bën luftë vetëm kundër Ukrainës, Rusia po kryen krimin e gjenocidit. Kosovarët e dinë se çfarë është, dhe unë mendoj se bota do të dënojë atë që po bën Rusia dhe ata që e filluan këtë luftë do të ndëshkohen nga një gjykatë ndërkombëtare. Ne besojmë në këtë dhe falenderojmë Kosovën për ndihëm që i jep Ukrainës në këtë moment. Kosova është miku m ë i madh në Ballkan dhe ndoshta edhe në Evropë. “, Serhii Shevchenko.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës doli në ndihmë të gazetarëve nga Ukraina që u larguan nga vendi i tyre me fillimin e agresionit rus. Flutura Kusari, nga Asociaoni dhe iniciatore e programit për sjelljen ne gazetarëve ukrainas në Kosovë thotë se strehimi i tyre në Kosovë është bërë me symimin për t’i mbrojtur nga rreziku.
“Në një vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, ne kemi nderin që të kemi këtu në Kosovë gazetarë nga Uraina të cilët.. i kemi ftuar në mënyrë që t’i sigurojmë nga rreziqet që i kanë pas atje… “, tha Kusari.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në një vjetorin e gjenocidit në Ukrainë dhe në nderim të viktimave të kësaj lufte./21Media
Përgatiti: Luan Dervishaj

Back to top button