Shfaqja “Hollyshit” mirëpritet nga publiku gjilanas

AA, mbrëmë, në natën e tretë të festivalit të Dramës Shqipe ‘Talia e Flakës’, e cila mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2022” patën mundësi të përcjellin shfaqjen “Hollyshit”, me regji të Ilir Bokshit, jashtë konkurrencës zyrtare.
Shfaqja, siç u bë e ditur në njoftim, erdhi si zëvendësim i asaj “Pesë ditë Mbret” të Tetarit të Korçës, që nuk arriti të udhëtojë në Gjilan, shkaku i masave të reja anti-Covid, ndonëse ishte e planifikuar në programin e festivalit për sonte.
Komedia “Hollyshit”, siç bëri të ditur komuna e Gjilanit, u pritë mjaft mirë nga artdashësit gjilanas, prezentë në numër të konsiderueshëm, ndërsa loja e aktorëve Ylber Bardhi e Adrian Morina, të cilët transformoheshin duke interpretuar personazhe të ndryshme, sipas konceptit regjisorial të dramatizuar nga fabula e autorit, ishte mjaft joshëse për publikun e kultivuar e këtushëm.
“Hollyshit” nxjerr në pah e ironizon një situatë, e cila në realitetin e përditshëm kalon pa u theksuar. Shfaqja është e zhvendosur në një pjesë të Irlandës, ndërsa flet për një qytezë-provincë, e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian, që do të xhirojë një film. Statistët hollivudian duke qenë shfrytëzues, në anën tjetër dalin edhe si përçmues të kolegëve të tyre, ‘statistëve’ irlandez.
Festivali i Dramës Shqipe “Talia Flakës” ka filluar më 23 janar dhe do të zgjasë deri më 28 janar, kur do të bëhet ndarja e çmimeve./21Media
May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 1 person and standing

Back to top button