Shi dhe rrufe, parashikimi i moti për ditën e premte

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për ditën e premte parashihet të jetë i ndryshueshëm.

“Të premten parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët, fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Instituti ka bërë me dije se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s./21Media

Back to top button