Shi, e në mal borë, moti për javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme priten ndryshime në kushtet e motit. Nga dita e martë parashihen reshje, ku në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë reshje bore, ndërsa në viset e ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë-herë mund të përzihen edhe me borë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Temperaturat minimale do të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16°C.
Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore. Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.
Në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave,aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara.”, përfundon njoftimi./21Media