Shi edhe në ditën e dytë të Bajramit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, duke mos përfshirë gjithë territorin.
Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s./21Media

Back to top button