Shqipëria e fundit në rajon në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit

Shqipëria radhitet në vendin e 103, në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij” duke shënuar një rënie me 20 pozicione në krahasim me renditjen në raportin e vitit të kaluar.
Në bazë të këtij raporti Shqipëria vlerësohet të jetë e fundit në renditjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Krahasuar me vitin e kaluar Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave. Kosova këtë vit radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.
Përparim kanë shënuar: Maqedonia e Veriut në pozitën e 57-të nga 90; Serbia në pozitën 79 nga 93 dhe Mali i Zi në pozitën 63 nga 104./21Media

Back to top button