“Shikimet” kënga e re nga Ronela Hajati

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka zbuluar sa ka finalizuar projektin e saj të ri, shkruan rtv21.tv
Ajo ka treguar se kënga titullohet “Shikimet” dhe do publikohet javën e ardhshme.
“Shikimet, javën e ardhshme. Mezi po pres. Videoklipi i ri po vjen, gati për verë”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Ronela në muajin maj publikoi këngën “Si yll”, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube./21Media