​Shqipëria dominon moldavët, mungon goli

Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Moldavisë ka përfunduar me rezultat 0-0. Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Evropianit “Gjermani 2024” shënon edhe debutimin e trajnerit Silvinjo në “Air Albania”.

Pjesa e parë është dominuar nga Shqipëria por kuqezinjtë nuk arritën të gjejnë rrejtën e golit.

Rastin më të mirë për Shqipërinë e pati Cikalleshi në minutën e 20-të që lëshoi të majtën e tij të frikshme, por vetëm shtylla shpëtoi moldavët.

Paraprakisht edhe Ramadani tentoi me një goditje të fortë qendrore nga distanca, por që është pritur nga portieri i moldavëve.

Deri në fund të pjesës së parë, rrezikoi edhe Bajrami nga një goditje dënimi, por që gjuajtja mjaft e rrezikshme përfundoi jashtë.

Kombëtarja shqiptare kërkon të marrë tri pikët nga ky ballafaqim në garën për një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Back to top button