Shikoni pak statujën e bronzit të Mona Lisës në një ekpozitë në Bristol

Mona Lisa e famshme e Leonardo da Vinci-t, ka ardhur në një version bronzi, siç askush nuk e kishte imagjinuar.
Statuja është shfaqur publikisht në një muze të Bristol të Mbretërisë së Bashkuar.
Skulptura prej bronzi 3D prej 260 kg është krijuar nga artisti Nick Walker dhe është pjesë e një ekspozite në M-Shed në Bristol për artin e rrugës. Walker krijoi skulpturën në përgjigje të një sfide nga artisti tjetër Banksy, i cili tha se asgjë nuk mund të bëhet më me Mona Lisën.
Për të krijuar pjesën 3D, u ndërtua një platformë e përbërë nga 160 kamera DSLR e cila kapi një imazh 360 gradë të një modeli të drejtpërdrejtë të veshur si Mona Lisa, shkruan bbc
Nga ky imazh u krijua një model digjital i cili më pas u përdor si kopje për skulpturën e fundit prej bronzi. Duke dalë nga skena famëkeqe e fillimit të viteve 1980 në Bristol, Walker është bërë një nga emrat më të mëdhenj në artin e rrugës.
Ndërsa, Mona Lisa do të jetë pjesë e ekspozitës për gjashtë javë deri më 31 tetor./21Media

Back to top button