“Shinasi” nuk njihet në imazhet e fundit
Aktori Yunus Emre Yıldırımer i cili te ne njihet për rolin e “Shinasit” në serialin “Midis dy lagesh, mes dy dashurish” i cili aktualisht po shfaqet në RTV21. Në serial lë përshtypje me imazhin tipik të burrave turq, me mustaqe.
Por në jetën reale aktori në jetën reale ndryshon nga ai në serial. Ai në imazhet e fundit në rrjetet sociale duket me mjekër e natyrisht që edhe vitet kanë lënë gjurmë në të, pasi që aktori tani është 40 vjeç.
Ai është i martuar me Melissa Yıldırımer dhe nga kjo martesë ka një djalë./21Media
