Rivarrosen shtatë viktimat e Masakrës së Krushës së Vogël

Sot në 23 vjetorin e masakrës janë rivarrosur me ceremoni shtetërore shtatë viktimat e Masakrës së Krushës së Vogël.
Në këtë përvjetor u rivarrosën mbetjet mortore të Hysen Zylfiut, Nue Prenkaj, Sami Shehu, Ahmet Berisha, Nuredin Shehu dhe Skifter Batusha.
Të pranishëm në akademinë përkujtimore dhe në ceremoni ishin, kryeminisri, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe shumë qytetarë./21Media

Back to top button