Shisnin ilaçet e Onkologjisë te privati, nën hetim 8 persona, mes tyre edhe mjekë

Me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të spitalit onkologjik.
1-Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
2-Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
3-Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
4-Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
5-Halil Gashi
6-Florian Marku
Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që këkrohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qën i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziu për pacientët. Gjatë hetimit ësht ëbërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.
Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”./VizionPlus