Shiste drogë në Itali, arrestohet 37 vjeçari shqiptar

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge.
Mediat italiane raportuan se policia ka dyshuar te shqiptari pasi ky i fundit qëndronte për orë të tëra brenda një lokali në zonën e Cristos.
Mësohet se ai takonte disa persona dhe rikthehej sërish në lokal.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, karabinierët i gjetën edhe 43 gramë kokainë ,kanabis dhe 1 mijë euro shqiptarit.
U shoqëruan në komisariat edhe disa persona, që thanë se 37-vjeçari iu shiste lëndë narkotike./oranews

Back to top button