Shitet diamanti i rrallë rozë në ankandin Christie’s në Gjenevë

Në ankandin Christie’s në Gjenevë të Zvicrës u shit një diamant i rrallë rozë. Ai peshon 18 karat, ndërkaq u shit për 28.4 milion franga zvicerane.
Ky gurë rozë thuhet se është më i madhi i këtij lloji dhe forme që u vendos në ankand, njofton Christie’s.
Pritej që ai të shitej për një çmim në mes $25 e $35 milion dollarë. Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s në Gjenevë, atë e bleu një aziatik, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.
Max Fawcett është përgjegjës i departamentit të xhevahireve në ankandin Christie’s në Gjenevë. Ai ka treguar se guri është gjetur në Brazil para 15 vitesh.
Faset ka përshkruar diamantin si një “mrekulli të vërtetë” të natyrës.
Ankandi Christie’s në Gjenevë u organizua gjashtë muaj pasi që atje u shit një diamant i bardhë 228 karat, që u vlerësua më i madhi i këtij lloji në një ankand si ky. Ai u shit për 21.75 milion dollarë.
Para se guri rozë të dërgohej në Gjenevë, ai u ekspozua në Nju Jork, Singapor e Tajvan.
Raul Kadakia është përgjegjës i departamentit ndërkombltar të xhevahireve në Christie’s. Ai ka thënë se për diamantin ishin konkurrent tre blerës, dhe ai në fund u shit për 28.8 milion dollarë. Pesha e tij është shumë me rëndësi, ka thënë ai, dhe për fatin e tij, atë e bleu një aziatik.
Spas shtëpisë së ankandeve Christie’s, diamantet rozë që janë regjistruar më parë janë gjetur në minierat Golconda në Indi në shekullin e 16-të. Më pas, gjatë shekujve janë gjetur në vende si Afrikë, Australi, Brazil dhe Rusi./21Media