Shitet me çmim rekord fustani i veshur për herë të parë nga Princesha Diana
Një fustan i veshur për herë të parë nga Princesha Diana në vitin 1985 është shitur për një çmim prej 1.148 milionë dollarë në ankand, 11 herë më shumë se çmimi real i tij.
Fustani blu dhe i zi, i dizajnuar nga stilisti marokeno-britanik Jacques Azagury, tani është fustani më i shtrenjtë i veshur nga princesha, i cili ka thyer kështu edhe rekordin e mëparshëm prej 604,800 dollarësh, njoftoi përmes një deklarate shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions në Los Angeles.
Diana veshi fustanin, i cili përmban një bust të zi prej kadifeje në qytetin italian të Firences në prill 1985 dhe në Vankuver, Kanada në maj të 1986.
Në fillim të këtij viti, një pulovër i çuditshëm prej leshi vendosi një rekord si për pulovrën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand dhe çmimin më të lartë të paguar për një veshje të Princeshës Diana, duke shitur 1.143 milionë dollarë në një ankand në New York.
Diana e veshi puloverin në vitin 1981, ndërsa ishte e fejuar me mbretin Charles III, asokohe trashëgimtarin e fronit britanik./21Media