Shitet për miliona euro fanella që veshi Maradona kur shënoi me “Dorën e Zotit”

Fanella e veshur nga Diego Maradona kur shënoi dy nga golat më të paharrueshëm në botë, për të eliminuar Anglinë nga Kupa e Botës 1986, është shitur për më shumë se 7 milionë funte ose mbi 8 milionë euro në ankand.
Kur Maradona veshi këtë fanellë, ai shënoi golin vendimtar të fitores me dorën e tij të majtë, e cila ka epitetin si “Dora e Zotit”.
Edhe pse goli u shënua me dorë, gjyqtari i asaj ndeshje nuk e vërejti këtë, ndërsa Argjentina u kualifikua tutje, ku edhe fitoi Kupën e Botës po atë vit, transmeton rtv21.tv.
Fanella u shit për 7 milionë e 142 mijë e 500 funte (8.461.719 euro) – duke shënuar një rekord të ri ankandi për një artikull me relikeve sportive.
Fanella vinte nga koleksioni i mesfushorit anglez Steve Hodge, i cili pa dashje ia kishte drejtuar topin Maradonës përpara momentit “Dora e Zotit”.
Hodge ishte lojtari me të cilin Maradona kishte ndërruar fanellat pas ndeshjes./21Media

Back to top button