Shitjet e gazit rus, Putin paralajmëron vendet që vendosën sanksione

Shitjet e gazit rus për vende të caktuara do të kryhen në rubla, tha Presidenti rus, Vladimir Putin në një takim televiziv me ministrat e qeverisë të mërkurën.

Ai tha se vendet që vendosën sanksione ndaj Rusisë, do të preken, transmeton rtv21.tv

Rreth 40% e Evropës e merr gazin nga Rusia. Njoftimi nga Putin tronditi menjëherë tregjet e energjisë.

“Rusia do të vazhdojë, natyrisht, të furnizojë gaz natyror në përputhje me vëllimet dhe çmimet… të fiksuara në kontratat e lidhura më parë,” tha Putin./21Media

Back to top button