Shiu shkatërron palestrën e KB Istogut

Trajneri i klubit të basketbollit, Istogu, Fikret Shatri ka shpërndarë një video në të cilën shihet gjendja e mjerueshme e palestrës ku skuadra e tij zhvillon ndeshjet, pas motit të ligë që po mbretëron sot në Kosovë.
Palestrës ku i zhvillon ndeshjet Istogu iu kishin nevojitur afro 15 vjet për tu ndërtuar, por si duket puna e bërë në të po del të mos jetë e mirë.
Nga pamjet e videos së publikuar, shihet se parketi dhe ulëset e palestrës janë mbuluar nga uji. Pamje jo të mira në këtë ambient ku zhvillojnë ndeshjet klubi i hendbollit dhe i basketbollit të Istogut.
KH Istogu është lider në hendbollin kosovar, kurse KB Istogu kryeson tabelën në ligën e parë të basketbollit kosovar.

Back to top button