“Shkarkimi i kryeparlamentarit tërheq pasoja”

Në “Argument Plus” i ftuar ishte Ramush Tahiri

Politologu Ramush Tahiri gjatë intervistës së sontme në RTV21 u shpreh se shkarkimi i Kryeparlamentarit ose dorëheqja e tij mund të tërheq pasoja.

Dhe nëse ndodh kjo, sipas Tahirit, secilido grup parlamentar e çon në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk mund të zgjedhet kryeparlamentari i dytë.

Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai ka marrë 75 vota për, 29 kundër dhe 6 abstenime.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet të hënën në orën 11:00. Deri më tani nuk ka koalicion Vetëvendosje -LDK, kurse pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri deklaroi se nuk do të ketë qeveri të pakicës, duke lënë të hapur mundësinë për marrëveshje. PDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja u shprehën se nuk do ta votojnë qeverinë Kurti. Ndërsa, Nisma dhe përfaqësuesit e komunitetit jo serb deklaruan se nuk kanë vendosur ende./21Media

Back to top button