Shkarkimi i kryetarëve, vetëm 203 qytetarë votuan deri në 15:00

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka dhënë detajet më të reja mbi procesin e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi duke u mbështetur në të dhënat e pranuara deri më tani nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke vazhduar dhe se qendrat e votimit vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote.

“Sipas të dhënave nga KKZ në këto komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në ora 15:00 janë si në vijim: në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17, Zveçan nuk ka ndonjë votues dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues”, ka thënë ai.

Elezi ka ftuar qytetarët e katër komunave në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të marrin pjesë në procesin e votimit për t’u shprehur pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve në këto komuna.

Back to top button