Shkarkohen tre zyrtarë të lartë të KEK-ut

 
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv, Enver Gashi, dhe për ndryshime në dy kuadro të tjera në korporatë.
Sipas një komunikate për media, në mbledhjen e 22 qershorit, pos Gashit janë marrë vendime edhe për ndryshime në pozitën e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.
Arsyetimi i Bordit të përkohshëm të drejtorëve për këto ndryshime ka qenë se vendimet po merren me qëllim që të ndryshohet dinamika e punës dhe të fuqizohen proceset me të cilat pritet të përballet korporata, si në prodhim por edhe në përmirësim të fushës ambientale./21Media

Back to top button