Arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitje në një pompë karburanti

 
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë karburanti në Kamenicë.
I dyshuari para dy ditësh kishte nën kërcënimin e pushkës automatike, së bashku me një person tjetër kishte grabitur para nga arka e një pompe derivatesh në qytetin e Kamenicës.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë.
Si provë material janë gjet dhe sekuestruar arma automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e “Grabitjes”, dy duksa dhe një palë pantallona farmerka.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./21Media

Back to top button