Shkarkohet bordi i AKP-së
Sot në Kuvendin e Kosovës u votua shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) me 65 vota për.
Kundër shkarkimit të këtij bordi ishin 2 deputetë, ndërsa nuk abstenuan asnjë.
Pas shkarkimit të bordit të AKP-së, Qeveria e Kosovës duhet të propozojë emrat e bordit të ri.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot gjatë seancës ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet sepse qytetarët kanë votuar në zgjedhje që të themelohet fondi sovran.
“AKP duhet të shuhet sepse do të ndërtohet fondi sovran. Nuk mundemi edhe AKP dhe fond sovran, a në zgjedhje ka fituar AKP dhe Banka Zhvillimore prandaj ne duhet ta shuajmë AKP-në. E për ta shuar atë duhet ta shkarkojmë bordin e AKP-së si hapa i parë drejtë shuarjes së AKP-së. Kuvendi ngarkon, Kuvendi shkarkon, Kuvendi ngarkon sërish, AKP shuhet dhe fondi sovran ngritët. Për këtë kanë votuar qytetarët dhe ne jemi në ngritje”, ka thënë Kurti./21Media