Deputeti i PDK-së: E di që Kurti e lufton korrupsionin, por zarfet i kish në qejf

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se e di që kryeministri Albin Kurti e lufton korrupsionin, por sipas tij, ai i ka në qejf edhe zarfet.

Duke iu referuar një deklarimi të ish deputetit të LVV-së, Florin Krasniqi, Haxhiu në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për raportin vjetor të AKP-së, tha se i njëjti ka akuzuar Kurtin se ka marrë zarf prej devollëve.

“Kur u dal në PSD, pastaj ka thënë për një zarf që e ka marrë Albini prej devollëve. Unë e di që ky (Albin Kurti) e lufton korrupsionin, por ngapak zarfet po i kish në qejf. Kështu ka thënë deputeti juaj”, tha ai.

Debati për AKP-në, shkarkimin e bordit dhe emërimin e bordit të ri po vazhdon në Kuvendin e Kosovës.

Back to top button