Shkarkohet drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi.
“Vazhdimi i mandatit ishte bërë në kundërshtim me dispozitat e ligjit dhe me rregulloren për pozitat e larta”, tha në mbledhjen e qeverisë Albin Kurti.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se për këtë rast nuk është paraparë vazhdimi i mandatit.
Vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për 3 vite për Gashin, e kishte marrë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në janar të vitit 2020./21Media

Back to top button