Shkarkohet kreyshefi i Postës, Xhevdet Smakiqi

 

Bordi i Postës së Kosovës ka marrë vendim për të shkarkuar kreyshefin e Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi në një prononcim të shkurtë ka konfirmuar se është shkarkuar nga pozita e kryeshefit.

Ai ka deklaruar se zgjedhja e tij në pozitën e kreyshefit ka qenë sipas ligjit, derisa ka shtuar se për këtë vendim të Bordit, do të ankohet edhe në Gjykatë.

Smakiqi ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2019 nga partia e Fatmir Limajt, ndërsa ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë dhe bordi i ndërmarrjeve publike, nuk duhet të kenë të kaluar politike në 36 muajt e fundit./kallxo.com

Back to top button