Shkarkohet nga pozita Kryeshefi Ekzekutiv i NPL Prishtina Parking

Kryeshefi Ekzekutiv i NPL Prishtina Parking, Liridon Restelica sot është shkarkuar nga pozita. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka treguar edhe arsyet e shkarkimit të Restelicës.
“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”.”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.
Rama ka bërë të ditur se vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, 22.08.2022./21Media

Back to top button