Shkarkohet shefi i Inteligjencës Financiare

 
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është shkarkuar shefi i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.
Sipas tij, ky vendim lidhet me audioinxizimet që janë publikuar në lidhje me të.
“Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar ministri Murati në Facebook./21Media

Back to top button