Shkarkohet trajneri i klubit të Superligës së Kosovës

Arsim Thaçi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të FC Malishevës. Kështu ka informuar sot faqja e klubit, me ç’rast shprehu mirënjohje për trajnerin për mundin sa ishte në klub.
“FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin.”, është bërë e ditur në njoftim.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva ka mbledhur shtatë pikë duke u renditur në vendin e pestë në tabelë.

Back to top button