Shkatërrohet laboratori i drogës në Zubin Potok

Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi. Kjo u bë e ditur nga Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Sipas tij nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.
“Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim.”, deklaroi Sveçla./21Media

Back to top button